E Hënë, 2 Nëntor 2026

Korça zbukurohet me një vepër tjetër murale nga piktori Kristian Zara

Piktura vjen si vepër e artistit Kristian Zara. Kjo është piktura e 3-të që ai bën si një metodë e re e zbukurimit të fasadave të pallateve ndërsa ka një domethënie të veçantë.

“Ka të bëjë më shumë me ëndrrat dhe me mënyrën sesi ato funksionojnë brenda një njeriu. Kam punuar në konceptin e disa hapësirave të cilat nga njëra anë shikohen sikur është një dhe nga ana tjetër sikur ndërthure”, u shpreh piktori, Kristian Zara.

 Zara thotë se ka qenë kënaqësi kur qytetarët bëheshin kureshtarë teksa e shihnin të pikturonte dhe e pyesnin se çfarë ishte duke realizuar. Qytetarët e Korçës thonë se i pëlqen kjo formë arti.

Në qytetin e Korçës janë realizuar disa piktura në zona të ndryshme dhe nga artistë të ndryshëm, që përmes artit të tyre, kanë dashur të përcjellin edhe mesazhe kuptimplota.

Gazetare: Geralda Sali

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›