E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, 4 në pranga për zjarrvënie

 Fillimisht u arrestuan në flagrancë vëllezërit Gjergji dhe Vasillaq Nani, përkatësisht 38 dhe 23-vjeç, të dy banues në Voskopojë. Arrestimi i tyre u bë pasi janë autorë të dyshuar të zjarrvënies në masivin pyjor të Voskopojës, me qëllim përfitimin e kullotave për bagëti.

Ndërkohë, po dje u arrestuan edhe dy 16 vjeçarë, shtetasit me iniciale E.C dhe G.B., banues në fshatin Belorta. Procedimi ndaj tyre u bë, pasi dy ditë më parë në malin e fshatit Belorta kane ndezur një zjarr , i cili ka përparuar më tej në masivin pyjor. Materialet e për këta shtetas i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr ne bashkëpunim”. /Start/

                                                                                             2012-08-28 09:42
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›