Korçë, rezultat i barabartë PD-PS
Pas numërimit të votave në 336 qëndra votimi nga 421 gjithsej, që ka Qarku i Korçës, rezultati mes dy forcave më të mëdha politike, Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste, vazhdon të jetë i balancuar. Procesi i numërimit të votave ka vazhduar pa ndërprerje gjatë gjithë natës në 6 KZAZ-të e këtij Qarku, ku vetëm rrethi i Kolonjës ka mbyllur numërimin e votave në orët e natës të mbrëmshme. Nga rezultatet e deritanishme, si PD, ashtu edhe PS, së bashku me koalicionet e tyre, kanë një numër të përafërt votash dhe me një epërsi të lehtë herë të njërës forcë politike e herë të tjetrës. Partia Demokratike ka siguruar deri tani 47.83% të votave në shkallë Qarku, ndërsa Partia Socialiste 47. 92% të votave.
Në rrethin e Kolonjës, ku ka përfunduar procesi i numërimit të votave, fitues ka dalë Partia Socisliste. Sipas të dhënave zyrtare, në këtë rreth me 17 270 zgjedhës të regjistruar, kanë marë pjesë në votime 8441 zgjedhës, dhe vota të vlefshme kanë rezultuar 8130. Nga numërimi i votave të 57 qëndrave të votimit të këtij rrethi PS ka fituar 4097 vota dhe PD 3205 vota. Si koalicione, forcat e majta kanë siguruar në rrethin e Kolonjës 4508 vota dhe ato të djathta 3458 vota.
Procesi i numërimit të votave vazhdon ende në rrethin e Devollit, atë të Pogradecit dhe të Korçës. Kështu në KZAZ nr.28 të qytetit të Korçës,deri tani PS rezulton me rreth 1 mijë vota më shumë se Partia Demokratike.