Korçë, 900 biznese të mbyllura gjatë pandemisë

Rreth 900 biznese janë mbyllur në qytetin e Korçës prej marsit të vitit të kaluar e deri më sot. Rënia e fuqisë blerëse dhe kufizimi i orareve ka bërë që prej nisjes së pandemisë së koronavirusit, biznesi në qarkun e Korçës të ndihet në vështirësi, ndërsa kanë humbur edhe shume vende pune. Kjo bëhet e ditur nga nënkryetari i shoqatës së biznesit të vogël dhe të mesëm të Shqipërisë Bujar Muço, i cili tregon se në këto kushte biznesi dhe sidomos ai turistik ndihet në vështirësi:
Një tjetër vështirësi për bizneset sipas Muços është edhe mungesa e masave nga ana e bashkisë për të lehtësuar biznesin gjatë një viti pandemie:
Sipas nënkryetarit të shoqatës së biznesit të vogël dhe të mesëm të Shqipërisë do të ishte më mirë të mos kufizohej orari i punës për bizneset por të kërkoheshin masa të tjera shtesë për tu mbrojtur nga koronavirusi:
Biznesi kërkon ndihmë nga shteti u shpreh Muço pasi gjatë 30 viteve të demokracisë, kjo e vitit të fundit është situata më e keqe dhe më e pafavorshme për ta.