E Enjte, 5 Nëntor 2026

Korçë, Asistencë në çdo biznes për fiskalizimin

Së shpejti grupe punë nga Drejtoria Rajonale Tatimore Korçë do të asistojnë dhe mbështesin çdo biznes për procesin e fiskalizimin. Sipas Alviola Lartit Specialiste e Drejtorisë Rajonale Tatimore Korçë këto asistime kanë si syni të ndihmojnë çdo biznes për regjistrimin e të dhënave fillestare në portalin SelfCare i cili është në funksion të procesit të fiskalizimit. Nga ana tjetër Larti ka bërë me dije se procesi i fiskalizimit po vijon mjaft mirë dhe nuk ka pasur probleme.

Gjithashtu Larti është sh[prehur që ky asisti do të shtrihet në të gjithë qarkun e Korçës dhe në fokus do të ketë biznesin e vogël. Nga 1 janar i këtij viti shkëmbimi i faturave elektonike midis biznesit dhe enteve publike bëhet në mënyrë elektorinike përmes një softwer-i dhe jo me letër apo kasë fiskale. Ndërkohë në muajin korrik pritet të fillojë ky proces midis bizneseve me bizneset por me para në dorë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›