E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Korçë/ Sherri gjatë natës në një pikë karburanti, denoncimi në polici nga punonjësi: U konfliktova me një person

Korçë- Një punonjës në një pikë karburanti ka denoncuar se është konfliktuar me një person. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 10 në Korçë, rreth orës 01:35. Punonjësi i karburantit, pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar në banesë.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se nuk është vjedhur asnjë gjë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›