E Enjte, 5 Nëntor 2026

Korçë\ Terrorizoi lagjen duke qëlluar me armë, Gjykata e liron 71-vjeçarin

Terrorizoi Korcen Arrestohet Gjykata e Korçës ka caktuar masën ‘arrest në shtëpi’ për 71-vjeçarin Edmond Naska, i cili dy ditë më parë terrorizoi banorët e lagjes 16 të qytetit të Korçës.

Mosha ka qenë ajo që ka bërë që prokuroria të kërkojë masën e arrestit në shtëpi gjë që është pranuar edhe nga gjykata. Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se përpos moshës edhe fakti që i moshuari vuan nga probleme të shëndetit mendor ka bërë që të zbutet masa.

Kujtojmë se dy ditë më parë i moshuari ka qëlluar në ajër nga ballkoni i shtëpisë së tij dhe ka bërë rezistencë ndaj policisë për rreth dy orë duke kërcënuar se do hapte sërish zjarr. Kanë qenë njësitë speciale RENEA që negociuan me 71-vjeçarin për t’u dorëzuar. Nga e gjithë kjo ngjarje fatmirësisht nuk mbeti asnjë i lënduar. BW

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›