E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce bashkeshorti dhunon gruan shtatzene

Një 30-vjeçare nga Korça në muajin e gjashtë të shtatzanisë është dhunuar barbarisht nga bashkëshorti i saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e Olsi Iljazi, i cili pas një sherri të momentit ka dhunuar gruan e tij 6-muajshe shtatzënë Rudina Iliazi. Gruaja është dërguar në materniteti e Korçës dhe sipas mjekëve gjinekologë gjendja shëndetësore e saj dhe e foshnjës është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e Olsi Iljazit i cili tashmë akuzohet për plagosjen e bashkëshortes së tij.

Kjo ngjarje e rëndë pason atë të disa ditëve më parë, ku një burrë masakroi për vdekje gruan e tij shtatzënë për motive xhelozie.

Nga hetimet e kryera në krimin e Orikumit ka rezultuar se viktima, e cila ishte shtatzënë ishte qëlluar me sende të forta, sqepar në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit nga të cilat ka gjetur vdekjen rreth orëve të para të mëngjesit të datës 9 dhjetor. Hetimet zbardhen gjithe ngjarjen dhe eshte arrestuar bashkeshorti i saj 35-vjeçar, i cili ne fillim krijoi nje alibi, por u zbulua se vrasja kishte ndodhur per xhelozi.

Dy vajzat e mitura, 3 dhe 7 vjec, të çiftit me origjine nga Librazhdi por që banonte në Orikum janë dërguar në Shtëpine e Foshnjës në Vlorë për t'u strehuar per shkak se kane mbetur te vetem.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›