E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce, ekzekutohet me armë një 32 vjecar

Një 32-vjecar nga fshati Pojan i Korcës është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme ndërsa po transmetohej finalja e botërorit.

Ai ndodhej në dyqanin e tij se bashku me nje mik kur nje person i armatosur ka qelluar nga dera e hapur pa paralajmerim duke lene te vdekur ne vend Altin Liçollin, banor i fshatit Pojan.

Gjithashtu eshte plagosur rende nga plumbat edhe shtetasin Arben Mica, 40 vjec. Ai ndodhej ne dyqanin e mikut te tij. Policia mberiti ne vendin e ngjarjes dhe gjeti ne gjendje kritike per jeten 40-vjecarin ndersa 32-vjecarin Altin Llicolli u gjet pa jete. I plagosuri eshte derguar ne spital ku mesohet se ka humbur jeten ne oret e para te mengjesit te sotem per shkak te plageve te marra ne trup.

Policia ka nisur hetimet per kete ngjarje duke shoqeruar dhe marre disa persona ne pyetje per te mesuar me shume ne lidhje me konfliktet qe mund te kishte 32 vjecari. Vrasja duket si nje ekzekutim i pergatitur per shkak se personi qe qelloi u largua menjehere duke i shpetuar kapjes nga ana e policise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›