E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce grabitje me arme

Dy persona të maskuar kanë grabitur një pikë karburanti përgjatë aksit nacional Korçë- Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, teksa dy personat e maskuar dhe me armë automatike i janë drejtuar rojes së karburantit dhe e kanë goditur atë me tytën e armës.

Sipas te dhenave punonjesi Albert Hoxhallari ka humbur ndenjat si pasoje e goditjes ne koke ndersa me tej ai eshte lidhur nga dy personat ne tualetin e karburantit. Pasi i kane marre te gjitha leket e xhiros qe sipas punonjesit kalonin shumen prej 1 milion lekesh te vjetra dy personat e kane lene ate pa ndjenja dhe jane larguar. Kane qene familjarët ata te cilet kane gjetur rojen Albert Hoxhallari te lidhur dhe i kane dhene atij ndihmen e pare, ndersa pasi eshte shoqeruar per ne spitalin rajonal te Korçes mesohet se ai ndodhet jashte rrezikut per jeten. Policia sakaq ka nisur hetimet per identifikimin dhe kapjen e autoreve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›