E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce i semuri mendor mban peng nje 25-vjecar

Një 34-vjeçar me probleme mendore ka goditur dhe mbajtur peng një 25-vjeçar pasi dyshonte se i ngacmonte gruan.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bezmisht të Korçës dhe policia lokale bën të ditur se shtetasi me inicialet K.M, ka goditur I. Ç e më pas e ka mbajtur të mbyllur në garazhin e tij për pak kohë. “Konflikti ka ndodhur pasi shtetasi K.M dyshon se shtetasi I.Ç i ngacmon gruan e tij. Ndaj agresorit rëndojnë veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Heqja e pa drejte e lirisë”", thuhet në njoftimin e policisë. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›