Korçë, jep dorëheqjen prefekti Andrea Mano
Jep dorëheqjen nga posti, Prefekti i Korçës, Andrea Mano.
Në një deklaratë për mediat, Mano theksoi se dorëheqja e tij bëhet pas largimit të qeverisë së djathtë e cila kryesohej nga Sali Berisha.
Ai theksoi se nuk do të kandidojë për kryetar të bashkisë së Korçës pas dorëheqjes së Niko Peleshit ndërsa shtoi se do të vijojë të japë kontributin e tij në Partinë Demokratike.
Motoja ime të zbatoja ligjin. Smund të përfaqësoj më PD, pasi qeveria u ndryshua. Unë nuk do të rikandidoj për kreun e bashkisë. Verdikti u dha kur unë kandidova 2 vite më parë deklaroi Mano.