E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, makina përplaset me betonieren,1 i vdekur

Një person ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor te regjistruar mesditën e sotme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në juglindje të vendit, tek kryqëzimi i fshatit Plasë në Korçë, ku një makinë është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, tip betoniere me targa KO 9685B, teksa i ka prere rrugen.

Për pasojë ka mbetur i vdekur  drejtuesi i mjetit tip Renault ngjyrë blu me targa AA053C, Ervin Çela, 23 vjeç. Ndërkaq uniformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›