E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, morën peng dhe dhunuan 18-vjeçarin, burg pronarit të lokalit dhe shokut të tij

KORCË- Gjykata e Korçës ka vendosur të lërë në burg personat që morën peng 18-vjecarin Eri Gjata në fshatin Cangonj të Devollit.

Gjykata ka dhënë masën arrest me burg për Erind Spahi 29-vjec dhe Andi Mullalli 21-vjec.

18-vjecari u mor peng nga pronari i lokalit ku punonte Erind Spahi dhe shoku I tij Andi Mullalli, pasi kishte shkuar të kërkonte shlyerjen e rrogës.

Ai është marr peng duke u lidhur dhe dhunuar fizikisht për disa orë në një ndërtesë të vjetër. Pak orë pas ngjarjes, vetë 18-vjecari ka kërkuar treguar për News 24 orët e tmerrit, ndërsa ka pohuar se në ndihmë të dy agresorëve kanë ardhur dhe dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve i veshur me rroba ushtarake.

Të lidhur, mes grushteve dhe kërcënimit të thikës ata i kanë kërkuar 18-vjecarit të pohonte në shtëpi se u kishte vjedhur 200 mijë lekë të reja në arkën e lokalit të lojërave të fatit ku punonte. Ndërkohë, nëna e të miturit e tronditur nga ngjarja ka kërkuar drejtësi.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›