Korce plagosen me thike dy persona

Dy shtetas kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sherri banal në qytetin e Korçës.
Sipas burimeve nga policia lokale mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit teksa dy shtetasit nga Puka, Preng Ndoj dhe Dritan Prenga, pasi janë kthyer nga Greqia, ku kishin qendruar si emigrantë, janë ndalur në një prej lokaleve të qytetit të Korçës.
Sipas të dhënave ata janë konfliktuar për motive banale me një 35-vjeçar të identifikuar si Genti Felaj banues i lagjes numër 7 të qytetit.
Pasi janë konfliktuar fillimisht në ambjentet e lokalit 36-vjeçari ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur disa herë dy emigrantët dhe është larguar.
Burime nga spitali rajonal i Korçës bënë me dije se Preng Ndoj është në gjendje të rëndë për jetën si pasojë e plagëve të shumta të marra në pjesën e barkut, ndërsa shoku i tij është në gjendje disi më të mirë.
Pas ngjarjes policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit si dhe sekuestrimin e armës së krimit.