E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce protestojne maturantet

Maturantët e Korcës protestojnë pas provimit të letërsisë pasi rrezikojnë marrjen e vlerësimeve të ulta si rrjedhojë e përfshirjes në provim të pyetjeve që nuk janë trajtuar përgjatë 3 viteve të shkollës.

Rreth 200 maturantë të shkollës së mesme "Themistokli Gërmenji" kanë protestuar në oborrin e shkollës duke kërkuar rishikimin e skemës së korrigjimit për provimin e maturës të lëndës së letërsisë.

Sipas tyre në tezën e provimit është përfshirë një poezi për të cilën ata nuk janë parapërgatitur dhe rrezikojnë të mos arrijnë rezultatet e pritura.

Së bashku me 200 maturantët e shkollës "Themistokli Gërmenji" janë solidarizuar edhe maturantë të shkollave të tjera të qytetit të Korçës duke paralajmëruar vijimin e protestave në rast se nuk rishikohet skema e korrigjimit në favor të tyre. Arsimi
Ministri Tafaj uron maturantët
Udhëzimi i MASH për maturën shtetërore
Ligji për arsimin parauniversitar

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›