E Enjte, 5 Nëntor 2026

Korçë, rrethohet zona/ Të shtëna me armë, policia identifikon autorin që mbyllet në banesë

Të shtëna me armë zjarri në Korçë. Ngjarja ndodhi në lagjen 15 të qytetit. Një person ka qëlluar me armë zjarri, nga raportimet e para nuk ka njerëz të plagosur.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

Policia ka rrethuar të gjithë zonën, pritet të dorëzohet shtetasi që ka qëlluar. Sipas informacioneve aktualisht është mbyllur në banesë. Deri më tani nuk dihet idenititeti i personit që qëlloi me armë. BW

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›