Korce shkojne ne spital te dehur dhunojne mjeket

Episodet e dhunës nuk kanë kursyer bluzat e bardha të spitalit të
Korçës. Mëngjesin e së hënës, dy të rinj të dehur, teksa kanë shkuar për
të marrë trajtim mjekësor, kanë ushtruar dhunë mbi personelin mjekësorë
të urgjencës.
Policia lokale ka sqaruar se rreth orës 04.30 në spitalin civil të qytetit të Korçës, kanë shkuar për të marrë ndihmën mjekësore shtetasit: Jorgo Binjaku, 36 vjeç, lindur në fshatin Lavdar dhe banues në fshatin Ravonik të rrethit të Korçës, Gëzim Shaho, 35 vjeç, lindur e banues në fshatin Turan të rrethit të Korçës. Ata kanë qenë në gjendje të dehur dhe teksa merrnin trajtim mjekësorë, fillimisht janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas kanë filluar të konfliktohen me personelin mjekësor D.R., 27 vjeç dhe F.M., 32 vjeç, të cilët i kanë kapur nga duart dhe i kanë shtyrë, si dhe kanë rrëzuar mbajtëset e serumeve dhe kanë përplasur krevatet e urgjencës. “Nga urgjenca e spitalit civil të Korçës është njoftuar Salla Operative e DPQ Korçë, e cila menjëherë ka marrë masat duke dërguar shërbimet e policisë. Me vajtjen e shërbimeve, konflikti është shuar dhe personat e sipërpërmendur janë shoqëruar në ambientet e policisë. Për këtë ngjarje të ndodhur nga DPQ Korçë është ngritur grupi hetimor dhe po vazhdon puna për kryerjen e veprimeve te plota procedurale”, thuhet zyrtarisht nga policia e Korçës. / Top Channel