Korce, shperthen impianti i gazit, lendohen dy persona

Policia ka thene se dy persona jane demtuar lehte nga forca e shperthimit kur eshte krijuar nje vakum nga presioni i gazit por fatmiresisht te lenduarit por edhe lokali ka shpetuar nga djegia dhe renia e nje zjarri te mundshem.
Nga vakumi qe eshte krijuar gjate furnizimit me gaz per kaldajen shperthimi i fuqishem ka cuar ne thyerjen e xhamave dhe si pasoje ne shkaterrimin e ambienteve, nderkohe qe dy te plagosurit me shume kane patur shembje nga forca e shperthimit.
Ne vendngjarje kane shkuar forca te policise dhe eksperte per te konfirmuar shkakun e shperthimit ne kete lokal. Vatra e shperthimit sipas policise eshte lokalizuar ne pjesen e bombules nderkohe qe gjithcka ka ndodhur ne momentin e mbushjes per furnizim te impiantit ne brendesi te godines.