Korce terror me arme ne qytet

Biznesmeni korcar qëllon me armë zjarri në qendër të qytetit të Korcës pas një konflikti personal duke terrorizuar banorët, por fatmirësisht nuk është shënuar asnjë i lënduar.
Sipas të dhënave Alban Bregu, ka qëlluar në drejtim të një personi tjetër pasi ishte konfliktuar me të disa ditë më parë.
Shkak për konfliktimin mes dy personave është bërë ngacmimi i bashkëshortes së biznesmenit 38-vjecar. Pasi ka qëlluar dy herë 38-vjecari ka qendruar me armën e tij tip shotgun për disa minuta nëpër trotuaret e qytetit duke terrorizuar kalimtarët deri në mbërritjen e forcave të policisë dhe më pas është vetëdorëzuar.
Sipas të dhënave të policisë të dy personat kanë qenë të shoqëruar pak ditë më parë në polici për shkak te konfrontimit për këtë konflikt. Burime nga policia bëjnë me dije se është duke u punuar për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.