E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, vrau vëllanë e tij dhe gjyshine nuses, vetëvaret në burg

Të tjera rreth shkrimit /VIDEO Romeo ishte i divorcuar, i vrau se nuk e lanë të merrte nusen KORCE – Vrau 8 muaj më parë vëllanë e tij dhe gjyshin e bashkëshortes, ndërsa sot është gjendur i vetëvarur në burgun e Drenovës.

Bëhet fjalë për historinë e 25-vjeçarit, Romeo Myrtezai i cili më 14 shtator vrau në mes të rrugës 65-vjeçarin Fatmir Muhaxhiri, pas një konflikti mes tyre, dhe vëllain e tij Dritan Myrtezai 38 vjeç.

S'E LANE TE MERRTE NUSEN, I VRAU
Romeo, anëtar i komunitetit rom, nuk duronte dot divorcin me gruan e tij e për këtë arsye, ka qëlluar fillimisht vëllain e tij kur ky i fundit e ka penguar që të marrë automatikun. Pasi ka vrarë të vëllain Myrtezai ka shkuar sërish në shtëpinë e nuses me qëllimin për ta marrë atë, por sërish është kundërshtuar nga gjyshi i saj, si pasojë 25-vjeçari e ka vrarë atë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›