Kore e Veriut perfundon zija kombetare

Me mijëra qytetarë të Koresë së Veriut kanë marrë pjesë në shërbimet
përkujtimore për liderin e tyre i cili ndërroi jetë pak ditë më parë,
Kim Jong-il.
Zyrtarë të lartë qeveritarë, oficerë ushtarakë dhe rreth 100 mijë civilë kanë marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore, në sheshin qendror në kryeqytetin e Penianit. Qytetarët, shumica e të cilëve kishin veshur pallto të zeza, qëndronin në heshtje në shesh.
Kim Jong Un, i cili pritet të marrë frerët e pushtetit në shtetin e izoluar, qëndronte duke dëgjuar fjalimet e ushtarakëve të lartë.
Pas fjalimeve, në gjithë vendin u dëgjuan sirenat, të cilat tregonin se periudha zyrtare e zisë për Kimin, e cila filloi më 17 dhjetor ka përfunduar.
Me një procesion gjigant në kryeqytetin e vendit Penian, Koreja e Veriut zhvilloi dy ditë ceremonish funebër, në nder të ish-liderit Kim Jong-il qe nderroi jete nga nje atak kardiak ne moshen 69-vjecare.
Pamjet filmike treguan dhjetera mijera ushtare e njerez te thjeshte te sfidonin te ftohtin e te shperthenin ne lote teksa portreti i udheheqesit kalonte neper rruge ngadale. Ishte e pritshme qe skenat e vajtimit masiv nuk do te mungonin as kete here.
Asnje program nuk u publikua perpara ceremonive, ku nuk marrin pjese delegacione te huaja. Vezhguesit thone megjithate se spektakli ishte i ngjashem per nga pompoziteti dhe angazhimi i ushtrise me ate qe u ofrua ne funeralin e babait te Kim-it, Kim-il Sung ne 1994-ten.
Koreografia e pergatitur me kujdes, parade ushtarake, skenat e emotivitetit trashanik te turmes kane te gjitha nje qellim te qarte politik: bashkimin e vendit ne vajtim, cka e ben me te sigurte kalimin e pushtetit. Por ato theksojne ne te njejten kohe faktin qe ka nje dinasti, ka nje lider te ri, Kim Jong-un dhe ai eshte thjesht anetari me i fundit i nje familjeje te konsoliduar ne krye te shtetit.
Kjo konsiderohet e nje rendesie kyce duke qene sistemi korano-verior eshte ne momentin e tij me te dobet. Kim Jong-un nuk ka mbushur ende te tridhjetat, nuk ka asnje eksperience politike dhe u caktua si pasardhes vetem vitin e shkuar.
Nese do kete ndonje kundershtim ndaj tij nga radhet e hierarkise ushtarake, atehere karta e tij me e forte do te ajo cfare eshte dhe jo ajo cfare ka bere. Dobesia e lidershipit koreano-verior ka ngjallur shqetesim ne Seul, ku zyrtaret druhen se mungesa e nje dore te fuqishme drejtuese ne Penian mund ta tundoje kete te fundit te forcohet nepermjet aventurave ushtarake kunder fqinjit jugor.