Kore forcohet pushteti i Kim Jong un

Liderit të ri i Koresë së Veriut, Kim Jong un i janë dhënë edhe dy poste që më parë mbaheshin nga babai i tij.
Mediat shtetërore raportuan se Kimi i ri është emëruar kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak të partisë dhe anëtar i byrosë politike.
Njoftimi vjen pasi Koreja e Veriut mbajti një konferencë të rrallë partiake ku pritej që Kim Jong un-it t’i transferohej më shumë pushtet.
Gjatë këtij takimi, partia në pushtet promovoi liderin e ri si sekretar të parë dhe babain e tij të ndjerë si sekretar të përgjithshëm në përjetësi.
Vendi pritet të lëshojë një raketë, plan i programuar për t’u realizuar këto ditë. Koreja e Veriut deklaron se raketa do të vendosë një satelit në orbitë, por Shtetet e Bashkuara deklarojnë se lëshimi i saj është një test për teknologjinë e raketave me rreze të gjatë veprimi.
Lëshimi do të çojë raketën në jug, mes Filipineve dhe Japonisë. Si Japonia ashtu edhe Koreja e Jugut kanë deklaruar se do ta qëllojnë atë nëse kërcënon territorin e tyre.
Ndërkohë, Parlamenti i Penianit do të mblidhet të premten për avancimin e proçesit të kalimit të pushtetit tek Kim Jong un, pas vdekjes së të atit në dhjetor të vitit të kaluar.
Ndërsa ditën e diel, Koreja e Veriut do të festojë 100-vjetorin e lindjes së themeluesit të vendit, Kim Il sung, gjyshi i Kimit të ri, duke mbajtur një seri ceremonish masive.