E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kore impianti atomik prane riaktivizimit

Korea e Veriut po bën progres “të rëndësishëm” në riaktivizimin e impianteve bërthamore, vlerësojnë Shtetet e Bashkuara.

Riaktivizimi i reaktorit Yongbyon mund të jetë vetëm dy muaj larg, ka thënë administrata amerikane, por ka paqartësi për llojin e karburantit që do t’i japë fuqi reaktorit. Korea e Veriut njoftoi në prill se planifikonte riaktivizimin e tij, pavarësisht tensioneve të larta që ekzistonin në gadishull. Reaktori ishte mbyllur në korrik të vitit 2007 si pjesë e një marrëveshjeje çarmatimi në këmbim të ndihmave. Kulla ftohëse në këtë impiant u shkatërrua Kriza koreaneKina fton Veriun në bisedime anti-bërthamoreKorea Veriut qëllon raketa të tjera në det Raketat, OKB kërkon negociata me Penianin më vonë, por marrëveshja e çarmatimit hyri në ngërç. Vendimi i Penianit për ta riaktivizuar vjen pas testit të tretë bërthamor të mbajtur më 12 shkurt, që çoi në zgjerimin e sanksioneve të OKB-së. Informacioni i fundit vjen nga faqja e internetit “38 North”, që është pjesë e institutit amerikano-korean në Universitetin Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara. Sipas raportimit, pamjet e fundit satelitore tregonin se Korea e Veriut ka përfunduar pjesën më të madhe të riparimit të sistemit të ftohjes, e nevojshme për rindezjen dhe funksionimin e reaktorit. Kulla e ftohjes, që u shkatërrua, nuk është riparuar por në vend të saj një sistem i dytë ftohjeje është vënë në punë. Puna ka vazhduar edhe me impiantin e fikur. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›