E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korea e Veriut Kim Gati per sulm

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka urdhëruar gjendjen e alarmit për të gjitha njësitë raketore, të gatshme për të nisur sulmin ajror kundër bazave amerikane në jug të Paqësorit, si dhe kundër Koresë së Jugut.

Ky veprim vjen si kundërpërgjigje e dërgimit të bombarduesve strategjikë “B-2 Stealth” të SHBA-ve në Korenë e Jugut, si dhe ushtrimeve të përbashkëta ushtarake me Seulin.

Sipas agjencisë zyrtare koreano-veriore, KCNA, Kim “ka firmosur planin mbi përgatitjet teknike të raketave strategjike, duke urdhëruar gjendjen e gadishmërisë për sulm”.

Ushtria popullore e Koresë së Veriut, KPA, duhet të jetë gati për “të goditur në çdo moment bazat në territorin e Shteteve të Bashkuara, sidomos bazat Kriza koreaneSHBA-Kore e Jugut, plan kundër veriut Peniani: Në rast lufte, reagim blic Peniani: Do godasim bazat USA në Guam e Japoni ushtarake në teatrot operative të Paqësorit, përfshi Hawaii dhe Guam, dhe ato të vendosura në Korenë e Jugut”.

Gjatë firmosjes së planit, gjatë mesnatës në Penian, Kim, sipas KCNA, ka “gjykuar se ka ardhur momenti i duhur për të larë hesapet me imperialistët amerikanë, duke parë situatën që është krijuar”. Kriza koreane
SHBA-Kore e Jugut, plan kundër veriut
Peniani: Në rast lufte, reagim blic
Peniani: Do godasim bazat USA në Guam e Japoni

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›