E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korea e Veriut feston 65- vjetorin e themelimit te Partise Komuniste

Kore 10 tetor NOA - Me nje parade te madhe ushtarake Korea e Veriut ka festuar 65 vjetorin e themelimit te Partise Komuniste te vendit.

Parada ne kryeqytetin Phenian u ndoq nga diktatori Kim Jong II i cili ishte ne shoqerine e djalit te tij Kim Jong Un.

Ky konsiderohet si pasardhes i mundshem i te atit qe eshte shume i semure. Para gati dy javesh Kim Jong Un ishte dekoruar me titullin Gjeneral me kater yje dhe ishte zgjedhur ne udheheqjen e partise.

Koreja e Veriut eshte vend njepartiak nen drejtimin e nje fronti te bashkuar te udhehequr nga Partia Koreane e Punetoreve PKP.

Qeveria e vendit ndjek ideologjine quqhe juche te vetemjaftueshmerise e ideuar nga ish-kryetari i vendit Kim Ir-Seni.

Pas vdekjes se tij Kim Ir-Seni u shpall President i Amshueshem i vendit. Quqheja be ideologjia zyrtare shteterore kur vendi nxori kushtetute te re me 1972 ndonese Kim Ir-seni ishte mbeshtetur ne ideologjine quqhe per te hartuar politika qysh ne vitin 1955. Zyrtarisht republike socialiste Koreja e Veriut cilesohet nga shume media te huaja te jete diktature totalitare staliniste. Kim Jong - Il dhe Kim Ir-Seni kane ndertuar rreth tyre kulte personaliteti.

Per shkak te natyres sekrete te qeverise dhe ngurrimit te saj per ti pranuar te huajt Koreja e Veriut konsiderohet sot si vendi me i izoluar ne bote. Sekretari i tanishem i Sekretariatit te Komitetit Qendror te PKP-se dhe udheheqesi i forcave te armatosura eshte Kim Jong.

NOA/DV

topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/bota/94-bota/32026-korea-e-veriut-feston-65-vjetorin-e-themelimit-te-partise-komunistetitleKorea e Veriut feston 65- vjetorin e themelimit te Partise Komunistetheme blue nickagjencianoa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›