Korea e Veriut ka ndryshuar kushtetutën dhe ka shpallur Korenë e Jugut shtet armik

Përmes ndryshimeve kushteutese të miratuara nga Asambleja Kombëtare e Vendit, Korea e Veriut e ka shpallur zyrtarisht atë të jugut shtet armik. Agjencia e lajmeve koreanoveriore KCNA, operacionin e së martës për hedhjen në erë të një pjesë të rrugës dhe hekurudhës që lidhnin dy koretë, e cilësoi si veprim të ligjshëm ndaj një shteti që është shpallur armik me kushtetutë. “Kjo është një masë e paevitueshme dhe e ligjshme e ndërmarrë në përputhje me kërkesat e kushtetutës”, u shpreh agjencia. Duke cituar një zëdhënës të ministrisë së mbrotjes së vendit komunist raportoi se do të ndërmerreshin hapa të tjera për të përforucuar në mënyrë të përhershme kufirin jugor të vendit. Ndryshimet kushtetuese erdhën pasi udhëheqësi koreanoverior Kim Jong Un bëri thirrje për këto ndryshime me qëllim dhënien fund qëllimeve për bashkim me jugun, duke akuzuar Seulin se bashkëpunonte me SHBA-të për të rrëzuar regjimin komunist. Teknikisht, dy koretë janë ende në luftë pasi konflikti i viteve 1950-53 përfundoi me armëpushim dhe jo traktat paqeje.
Gazetare Elda Pepa
/ rtsh.al /