E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korea e Veriut rotacion ne krye te ushtrise

Korea e Veriut zëvendësoi ministrin e saj të mbrojtjes, një prej figurave më konservatore të regjimit të vjetër, me një gjeneral relativisht të panjohur, lajmëroi të hënën Agjensia Koreane e Lajmeve “KCNA”.

Në një vend hermetik si Korea e Veriut, ka shumë pak informacion për Jang Jong-nam, i cili do të ze vendin në krye të mbrojtjes të Kim Kyok-sik. Ekspertë në Seul thanë se ndërsa qëndrimi i tij politik nuk është i njohur, Jang Jongu është disa vite më i ri se paraardhësi i tij. Më shumë se një sinjal hapje i Koresë së Veriut, sipas ekspertëve, kjo mund të jetë një lëvizje taktike e Kriza koreaneKoretë, Park: Ribashkimi është i mundshëmObama: Korea e Veriut dështoi përsëriObama: Korea e Veriut dështoi sërish diktatorit Kim Jong-un, që pas forcimit të pozitave brenda vendit, synon të zëvendësjë “gardën e vjetër”, besnike ndaj babit Jong-il, me besnikët e tij në krye të ushtrisë dhe sektorëve të tjerë jetikë të vendit. Ndërkohë, gjithashtu gjatë së hënës, Peniani denoncoi publikisht pjesëmarrjen e një nëndetëse bërthamore amerikane, në ushtrimet e përbashkëta të SHBA me Korenë e Jugut më parë gjatë prillit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›