E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Koreja e Jugut/ Merr flakë avioni në aeroport, shpëtohen pasagjerët

Një avion ka marrë flakë në aeroportin e Busanit, në Korenë e Jugut. Në avion raportohet se ndodheshin 169 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit.

Nga incident i rëndë, fatmirësisht nuk pati raportime për viktima apo të lënduar, pasi të gjithë arritën të evakuoheshin.

Zjarri nisi në pjesën e pasme të avionit të Air Busan, i cili po përgatitej për ngritje në pistën e aeroportit me destinacion Hong Kongun dhe u përhap me shpejtësi. Fatmirësisht me ndërhyrjen e menjëhershme nuk pati pasoja në njerëz.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›