E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Jugut shton masat e sigurise

Ne ishujt qe ishin ne shenjester te goditjeve te Korese se Veriut Seuli ka vendosur te dergoje me shume forca. Vrasja e dy civileve gjate sulmit te se martes i ka tronditur jug-koreanet. Tani eshte anuluar plani per uljen e numrin te trupave te dislokuar ne brigjet perendimore te vendit. Nga Express me 25 nentor 2010 ne ora 1345

Presidenti i Korese se Jugut ka premtuar se do te shtoje masat e sigurise ne pese ishujt qe gjenden ne afersi te ishullit te sulmuar nga artileria e Korese se Veriut te marten.
Nga ky sulm mbeten te vdekur kater persona dy nga te cilet ishin civile.
Pheniani komunist ka kercenuar me sulme te tjera nese Seuli vazhdon me 147provokimet e papergjegjshme ushtarake148.
Ne ishujt qe ishin ne shenjester te goditjeve te Korese se Veriut Seuli ka vendosur te dergoje me shume forca.
Vrasja e dy civileve gjate sulmit te se martes i ka tronditur jug-koreanet. Tani eshte anuluar plani per uljen e numrin te trupave te dislokuar ne brigjet perendimore te vendit.
Zedhenesi i presidentit njoftoi se Koreja e Jugut do te shtoje ne menyre te ndjeshme forcat perfshire edhe ato te kembesorise ne pese ishuj te Detit te Verdhe.
Nderkaq ne reagimin e pare zyrtar qe prej incidentit kryeministri i Kines Wen Jiabao u ka bere thirrje te dyja paleve te manifestojne ate qe ai e ka cilesuari si permbajtje maksimale.
SHBA-ja ne anen tjeter theksoi se sulmet me artileri te Korese se Veriut kunder nje ishulli te Korese se Jugut ishin te paramenduara dhe shkelje e marreveshjes se vitit 1953 qe i dha fund luftes se Korese. Por zyrtaret amerikane nuk besojne se Pheniani po pergatitet per nje fushate te zgjeruar ushtarake.
Zedhenesi i Departamentit te Shtetit P.J. Crowley u tha gazetareve se Shtetet e Bashkuara jane te angazhuara ne veprime diplomatike me Kinen dhe vende te tjera pas te shtenave te artilerise dhe synojne ta ngrene kete ceshtje me Korene e Veriut ne kuadrin e marreveshjes se armepushimit.
Zedhenesi i Departamentit te Shtetit hodhi poshte pretendimin e Korese se Veriut se veproi ne vetembrojtje pas manovrave me artileri te Korese se Jugut. Ai tha se Koreja e Veriut qelloi me artileri ishullin jug-koreane disa ore pasi manovrat e zakonshme te Korese se Jugut kishin perfunduar akt ky qartazi i paramenduar por nuk ka pasur ndonje shenje per ndonje levizje agresive ne kufi nga ana e Veriut.
Ne e shikojme kete si nje akt te paramenduar. Pa i hyre ceshtjeve te zbulimit nuk shikojme ndonje pergatitje nga Koreja e Veriut per konfrontim ushtarak. Prandaj nuk kemi te bejme me ndonje akt lufte. Kjo perben shkelje te armepushimit. Mes te tjerash ne do te bisedojme me zyrtaret e larte te Korese se Veriut dhe do t146ua bejme te qarte se kjo eshte shkelje e marreveshjes se armepushimit148 tha Crowley.
Ai tha se pergjegjesia per krizen aktuale 147bie krejtesisht148 mbi Korene e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara e kane te qarte se Kina megjithese eshte aleati kryesor dhe vendi qe i jep ndihmen me te madhe Korese se Veriut nuk mund t146i diktoje Phenianit. Megjithate ai tha se Pekini ka ndikim tek Koreja e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara presin qe Kina te qartesoje se ku qendron faji dhe Pheniani nuk duhet lejuar te ndjehet i sigurt nga deklaratat deri tani te paqarta te Kines per kete ceshtje.
Te marten vone Presidenti Obama njoftoi per manovra te perbashketa ushtarake mes Shteteve te Bashkuara dhe Korese se Jugut pas goditjes me artileri qe do te perfshijne dergimin e aeroplanmbajteses berthamore George Washington ne ujerat e Gadishullit Korean.
Kina i ka kundershtuar me pare manovra te tilla por Crowley tha se ato i sherbejne stabilitetit ne gjithe rajonin perfshire edhe Kinen.
Ne kemi nje aleance ushtarake me Korene e Jugut dhe do te vazhdojme ate qe duhet ne bashkepunimin me Korene e Jugut. Aleanca jone me Korene e Jugut i sherben stabilitetit dhe mbrojtjes dhe shume e shume vende perfshire Kinen perfitojne nga aleanca jone me Korene e Jugut dhe vende te tjera ne rajon148 tha ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›