Koreja e Veriut: Aksione ushtarake ndaj izolimit

Koreja e Veriut do te ndermarre aksione ushtarake nese Shtetet e Bashkuara dhe aleatet e tyre do te tentojne ta izolojne.
Lajmin e beri te ditur sot agjencia koreano-veriore KCNA.
Ne mbledhjen e fundit, Keshilli i Sigurimit te Kombeve te Bashkuara votoi unanimisht per sanksione te reja kunder Korese se Veriut, si shenje e pakenaqesise se tij ndaj testeve te fundit berthamore me raketa te vendit komunist.
Sanksionet synojne t’i ndalojne ne pjese te madhe Penianit tregtine e armeve.
Ato hapin po keshtu rrugen per kufizime te rrepta financiare qe mund t’i tkurrin ndjeshem Korese se Veriut nivelin e te ardhurave nga jashte.