E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Veriut kualifikohet për në “Afrikën e Jugut”

Penian - Koreja e Veriut do të marrë pjesë në kampionatin botëror për herë të parë pas 43 vitesh. Koreanoveriorët siguruan biletën për në "Afrikën e Jugut", falë barazimit 0-0 me Arabinë Saudite në ndeshjen e vlefshme për grupin B të zonës aziatike.

Hera e fundit kur Koreja e Veriut mori pjesë në botëror, ishte kampionati i vitit 1966 në Angli, ku aziatikët arritën të mundnin edhe Italine në një ndeshje që hyri në historinë tyre të futbollit. Ndeshja e fundit me Arabine Saudite mblodhi në stadium rreth 66 mijë tifozë koreanë, të cilët përkrahën fort përfaqësuesen e tyre.

Arabia Saudite krijoi shumë raste në këtë takim, por pa arritur dot të shënonte. Gjithsesi, arabët do të kenë edhe një mundësi tjetër pasi do të përballen në ndeshjen e fundit me Bahrejnin. Në rast fitoreje, kjo përfaqësuese do të ketë mundësinë të ndeshet në “play off”-in e Azisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›