Koreja e Veriut lëshon sërish dy raketa balistike

Nisjet i dhanë fund pauzës gjashtëmujore të Koresë së Veriut në testimin e armëve dhe ndezi tensionet e reja në Gadishullin Korean.
Në një deklaratë, shefat e Përgjithshëm të Shtabit të Koresë së Jugut (JCS) thanë se të paktën dy raketa balistike u lëshuan nga pjesa qendrore e Koresë së Veriut drejt Detit të Lindjes, i njohur gjithashtu edhe si Deti i Japonisë.
”Autoritetet e Koresë së Jugut dhe të shërbimeve sekrete amerikane po analizojnë detajet për informacione shtesë”, thanë shefat e përbashkët në një deklaratë të cituar nga agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap.
“Ushtria jonë mban një pozicion gatishmërie të plotë në bashkëpunim të ngushtë me SHBA”, tha JCS-ja.
Asnjë detaj tjetër nuk ishte i disponueshëm./ATSH