E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Veriut mund te kthehet ne listen e zeze

Sekretarja e Shtetit Hilari Klinton ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojne mundesine ta rivendosin Korene e Veriut ne listen e shteteve qe mbeshtesin terrorizmi pas provave berthamore. Gjate nje interviste te dhene per televizionin ABC, sekretarja Klinton tha se veprimet e Korese se Veriut gjate dy muajve te fundit kane qene shume provokative. Koreja e Veriut u hoq nga lista e terrorizmit tetorin e kaluar pasi kishte rene dakord mbi masa verifikimi ne objektet e veta berthamore, por zonja Klinton tha se veprimet e koheve te fundit te Penianit po bejne qe Uashingtoni ta rishikoje kete vendim. Megjithate, ajo tha se administrata Obama, vetem ka nisur ta shqyrtoje kete çeshtje, por nuk ka marre nje vendim perfundimtar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›