E Diel, 1 Nëntor 2026

Koreja e Veriut pezullon programin bërthamor në këmbim të ushqimeve

Share

Koreja e Veriut ka rënë dakord që të pezullojë programin e pasurimit të uraniumit si dhe të gjitha testet e raketave bërthamore dhe atyre me rreze të gjatë. Vendimi u mor pas bisedimeve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Departamenti Amerikan i Shtetit bëri me dije se Koreja e Veriut ka pranuar edhe inspektorët e OKB për të monitoruar reaktorët bërthamorë në Yongbyon.

Sipas BBC, në këmbim SHBA do të ofrojë 240 mijë ton ndihma ushqimore për Korenë e Veriut.

Lëvizja vjen dy muaj pasi Kim Jong Un erdhi në pushtet pas vdekjes së babait të tij, Kim Jong Il.

Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, tha se SHBA sërish kanë shqetësime të thella mbi Korenë e Veriut, por e mirëpriti këtë lëvizje si një hap të parë. Shpresa jonë është që lidershipi i ri ta drejtojë vendin në rrugën e paqes, tha Clinton.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›