E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Veriut shtyn lansimin e raketës?

Mediat shtetërore në Korenë e Veriut raportuan se Pheniani po shqyrton mundësinë e shtyrjes së lansimit të raketës me rreze të gjatë veprimi. Komiteti për Hapësirë dhe Teknologji tha se teknikët pothuajse kanë kryer përgatitjet për lansim, por, është duke u shqyrtuar shtyrja.

Raporti i Agjencisë Qendrore të Lajmeve të Koresë, nuk ka dhënë arsye për shtyrjen eventuale.

Shteti stalinist fillimisht ka thënë se do të lansojë raketën në mes të 10 dhe 22 dhjetorit.

Koreja e Veriut thotë se raketa do të transportojë një satelitë në hapësirë.

SHBA, Koreja e Jugut, Japonia dhe shtetet tjera dyshojnë se lansimi ka për qëllim që të testojë teknologjinë për një raketë ndërkontinentale.

Kombet e Bashkuara e kanë dënuar planin e Phenianit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›