Koret raciste ndaj Balotelit, UEFA nis hetimin
Tashmë institucioni më i lartë drejtues i futbollit europian është në pritje të raportit të gjyqtarit të ndeshjes, spanjollit Iturralde Gonzalez dhe të delegatit, për të vendosur mbi një dënim të mundshëm ndaj klubit italian. Në rast se çdo gjë rezulton e vërtetë, atëherë Juventusi mund të marrë dënim që varion nga gjoba, deri në pezullim të fushës.
Sipas rregullores së UEFA-s, në rast se ka kore raciste në stadium, gjyqtari i ndeshjes ka të drejtë të pezullojë edhe përfundimisht një takim. Një zëdhënës shpjegoi se kjo kalon në tre etapa. Fillimisht, gjyqtari lajmëron folësin e stadiumit që t’u bëjë thirrje tifozëve të ndalin koret. Në rast se kjo nuk ndodh, atëherë ndeshja ndërpritet për disa minuta dhe lojtarët futen në dhomat e zhveshjes. Nëse përsëri thirrjet nuk ndalojnë, atëherë ndeshja mbyllet përfundimisht.
Tashmë Juventusit nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të presë vendimin përfundimtar, që do të merret gjatë ditëve të ardhshme, duke shpresuar që masa ndëshkimore të mos jetë pezullimi i fushës. Kjo sepse ndeshja e radhës në Ligën e Kampionëve për “Zonjën” është në shtëpi përballë Bajernit të Mynihut, një sfidë vendimtare për fatet e të dy ekipeve.