E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrupsioni, TIA: Shqipëria e 95-ta, zbret 10 vende

Transparency International Albania në raportin për indeksin e korrupsionit vlerëson se Shqipëria renditet në vendin e 95-së nga 180 shtete gjithsej. Shqipëria ka humbur 10 vende në krahasim me 2008-ën.
Shqipëria radhitet në vendin e parafundit në Evropë, ku të gjithë vendit e rajonit qëndrojnë përpara.
Në raport thuhet Shqipëria ka marrë 3.2 pikë nga 10 pikë maksimale që mund të merret nëse vendi nuk ka fare korrupsion.
TIA thekson se korrupsioni mbetet sfidë për administratën publike. "Po ashtu reformimi i gjyqësorit është sfidë e madhe për pushtetit ligjor", thuhet në raportin e TIA-s. Më tej përfaqësuesi i TIA-s, Endri Shabani theksoi se raporti vlerëson se problem serioz për Shqipërinë mbetet mungesa e transparencës së fondeve të partive politike.
Vendi me korrupsionin më të ulët është vlerësuar Zelanda e Re.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›