Korrupsioni ne spitale Shalsi Zgjidhja e vetme largimi i Sali Berishes
TIRAN- Opozita eshte ndalur sot ne krizen dhe korrupsionin ku eshte zhytur sistemi shendetesor ne vend duke kujtuar se qytetaret nuk gjejne sherbimin e nevojshem dhe cdo gje duhet ta paguajne me para ne dore.
Deputeti Eduard Shalsi duke folur ne pjesen e diskutimeve jashte rendit te dites ne seancen e sotme ne Kuvend ka deklaruar se kreu i Shendetesise Petrit Vasili nuk iu pergjigj pyetjeve te bera nga opozita. Por sipas tij e vereteta per tenderat e barnave ka dale tashme ne drite.
Ne spitale mungon alkooli betadina dezinfektantet dhe pacientet ankohen se nuk marrin sherbimin dhe mjekimin e nevojshem- tha Shalsi duke iu referuar nje sere letrash nga qytetaret.
Sipas tij kryeministri eshte mendja qe i ka hapur plage sistemit shendetesor. Pa u larguar Saliu nuk kurojme shendetesine ne spital- tha ai.
pak dite me pare Partia Socialiste i ka kerkuar ministrit te Shendetesise Petrit Vasili te jape pergjigje per listen e barnave spitalore dhe per kompanine qe favorizohet ne furnizimin e QSUT-se me ilace te cilat nuk jane pjese e listes se rumbursuehsme.
Gjate nje komunikimi per mediat deputeti Eduard Shalsi ka theksuar se jane shume shqetesuese mungesa e transparences per Listen e ilaceve spitalore dhe fitimi I jashtezakonshem i nje kompanie farmaceutike.
Qendra Spitalore Universitare Tirana dhe disa spitale te tjera u urdheruan te blinin ne menyre te drejtperdrejt ilacet e nje kompanie ilace te cilat nuk u futen ne listen e rimbursimit. Cila eshte kjo kompani fare e ben te vecante- tha Shalsi duke i kerkuar ministrit Vasili te pergjigjet nese ka dijeni per kete kompani qe ka fituar nje numer te jashtezakonshem tenderash ne QSUT dhe ne te gjithe rrjetin spitalor Sipas tij Vasili duhet te sqaroje edhe cfare lidhje ka midis pergjegjesit te ri te farmacise spitalore ne QSUT dhe kesaj firme.
Transparence International Albania ne nje raport te fundit per shendetesine ne vendin tone mberrin ne konkluzionin se gjendja eshte me keq se ne komunizem.
Ne spital mungon informacioni dhe transparenca dhe vlereson situaten ne sistemin shendetesor me keq se ne komunizem- konstaton TIA duke dhene alarmin edhe per djegien e mbetjeve spitalore ne afersi te spitalit.
Nje gje e tille sipas raportit ve ne rrezik shendetin e njerezve. Nderkaq problematike vleresohet edhe mungesa e reformave te mirefillta. Sipas TIA qytetaret nuk kane informacione per sherbimet qe duhet te perfitojne dhe as per parate qe duhet te paguajne duke shkaktuar keshtu kaos dhe me tej edhe korrupsion mes bluzave te bardha.