Korruptuan sekretaren e Ministrisë së Shëndetësisë, gjykata cakton masën e sigurisë për 2 të arrestuarit

Kanë dalë përpara gjykatës këtë të martë edhe administriatori dhe inxhinieri i firmës private ‘Dricons’ të cilët u arrestuar më heret pasi dyshohet se i kanë ofruar 300 mijë lekë sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë për një tender.
Për shkak të moshës së thyer Vladimir Topi u la në arrest shtëpie, e ndërsa inxhinieri Silvi Shehi u la në qeli.
Kompania e Topit u shpall fituese pasi i dha 330 mijë lekë Joana Duros në mënyrë që të siguronte tenderin.
Ndërkohë një ditë më parë GJKKO la në burg zyrtarene lartë të Shëndetësisë Duron. Të njëjtën marë u dha edhe për vartësen e saj Laura Shteto.