E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kosova 17 vjet shtet, KosovaPress nderohet me mirënjohje nga qyteti i Nju-Jorkut

PRISHTINË, 17 shkurt/ATSH/ Këshilli i Qytetit të Nju-Jorkut, në një ceremoni solemne të organizuar më 12 shkurt me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka nderuar me mirënjohje  Agjencinë e Lajmeve KosovaPress për punën dhe kontributin e çmuar për çlirimin e Kosovës.

Në këtë event u tha se roli i mediave ishte i rëndësishëm në informimin për mbështetjen e lirisë dhe demokracisë.

Krahas Agjencisë së Lajmeve KosovaPress, mirënjohje janë ndarë edhe për Radio Televizionin 21 dhe Bota Sot.

Në shënimin e festës së madhe në Nju-Jork ishte i pranishëm edhe ambasadori i Kosovës në SHBA, Blerim Reka.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›