E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, 31 futbollistë evropianë

Thirrjes së trajnerit Edmond Rugova i janë përgjigjur 31 futbollistë kosovarë që aktivizohen në kampionate të ndryshme evropiane.

Dje në Zvicër ka filluar grumbullimi stërvitor me talentet që në të ardhmen do të përfaqësohen me Kombëtaren e shtetit më të ri në “Kontinentin e Vjetër”.

Aty u paraqitën sportistë që aktivizohen në ligën suedeze, gjermane, italiane, zvicerane etj. Për gazetën kosovare “Express”, Rugova deklaroi: “U paraqitën 31 futbollistë, jam i befasuar me numrin e tyre. Kemi zhvilluar një ndeshje kontrolli dhe ata ishin fantastikë me përgatitje dhe me teknikë të përsosur. Kam mbetur i mahnitur”.

Nga lojtarët më të njohur në këtë grumbullim ishin Anel Raskaj (Halmstads), Genc Mehmeti (Belinzoan), Migjen Basha (Rimini), Labinot Sheholli (Biel-Biene), Sokol Maliqi (Vil) etj. Yjet e tjerë nuk u paraqitën për shkak të impenjimeve me klubet e tyre.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›