E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova Cekia vendos reduktimin e trupave

Senati i Parlamentit te Republikes Ceke votoi sot pro uljes se pranise se trupave ceke ne Kosove me qellim rritjen e kontigjentit te angazhuar ne Afganistan.

Keshtu Senati miratoi uljen e trupave ne Kosove ne 15 ushtare brenda vitit 2012 dhe dergimin e 720 trupave ne Afganistan.

Numri aktual i ushtareve ceke te KFOR-it eshte 92 nderkohe qe i atyre qe sherbejne ne Afganistan eshte 514.

Reduktimi i trupave nderkombetare ne shtetin e ri eshte nje projekt qe flitet prej kohesh pasi ekspertet e NATO-s vleresojne se situata e sigurise eshte permiresuar.

Pak kohe me pare nje vendim analog mori edhe Sllovakia e cila per me teper eshte edhe nje nga pese vendet e BE qe se ka njohur pavaresine e Kosoves.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›