E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova, Pacolli vijon lobimin në kontinentin Afrikan

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, po vijon me lobimin në kontinentin Afrikan për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Pacolli gjatë kësaj periudhe ka vizituar Ganën, Nigerinë dhe Marokon, ku është takuar me udhëheqësit shtetërorë të këtyre shteteve. Sipas mediave kosovare zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli është duke u angazhuar fuqishëm për rezultate konkrete dhe që Kosova shumë shpejt të fitojë statusin e vëzhguesit (Observer Status), në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, status të cilin deri në vitin 2000 e kishte edhe shteti i Zvicrës.

Menjëherë pas përfundimit të vizitës në Afrikë, Pacolli do të udhëtojë për në Astana të Kazakistanit, në konferencën e ministrave të punëve të jashtme të Organizatës së vendeve Islamike.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›