E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova Rusia Qendrim te njejte me Serbine

Ambasadori rus ne Beograd Aleksandar Konuzin ka deklaruar se per ceshtjen e Kosoves Rusia do te mbeshtese ate zgjidhje qe i shkon per shtat Serbise.

Qendrimi rus per ceshtjen e Kosoves eshte shume i qarte. Cdo qendrim qe do te marre Serbia ne do ta mbeshtesim ka pohuar Konuzin.

Sipas tij Beogradi me Mosken mund te kene mendime te ndryshme per taktikat e veprimit por qendrimi parimor i Kremlinit mbetet i pandryshueshem.

Rusia ka mbeshtetur edhe rezoluten e Parlamentit serb per Kosoven si dhe ate qe pasi u harmonizua me BE-ne u miratua me 8 shtator ne OKB. Kjo e fundit dallonte shume nga varianti i pare ka nenvizuar Konuzin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›