E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova Vetevendosje kritikon Thacin

Lëvizja Vetëvendosje ka ndërmarrë sot një tjetër aksion me moton “Kosova Republikë”, duke hedhur kritika ndaj qeverisë kosovare për heqjen e termit “Republikë” në përfaqësimin e Kosovës në nismat rajonale.

“Konkluzionet nuk mund të jenë në kundërshtim me premisat. Qeveria e Hashim Thacit ka pranuar bisedimet me Serbinë edhe pse kjo e fundit nuk e ka njohur Republikën e Kosovës. Si rezultat po zhvillohen bisedime mes qeverisë së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”, ka deklaruar Vetëvendosje përmes një komunikate për shtyp.

Lëvizja ka kritikuar edhe shefen e delegacionit kosovar në bisedime, Edita Tahirin, duke theksuar se qëndrimi i saj është në përputhje me qëndrimin nënshtrues të Po na thuhet se Kosova hoqi dorë nga “Republika” dhe Serbia nga Rezoluta 1244. Ky arsyetim vjen nga pozicioni i atyre që Kosovën e shohin si një cështje të pazgjidhur

Vetëvendosje
Parti në Parlamentin e Kosovës Kosovës karshi Serbisë.

“Po na thuhet se Kosova hoqi dorë nga “Republika” dhe Serbia nga Rezoluta 1244. Ky arsyetim vjen nga pozicioni i atyre që Kosovën e shohin si një cështje të pazgjidhur, që nuk dihet se kujt i takon e kush ka të drejtë mbi të. Ky arsyetim i pranon si legjitime synimet shoviniste të Serbisë”, thuhet në deklaratë.

Më tej lëvizja ka hedhur poshtë paralelen e ngritur mes Greqisë dhe Maqedonisë, duke u shprehur se: “Maqedonisë nuk i kontestohet subjektiviteti shtetëror, nuk i mohohet shteti, por emri i shtetit. Ndërkohë që Serbia e konteston emërtimin shtetëror sepse nuk e njeh dhe e lufton vetë shtetin dhe popullin e Kosovës”.

“Heqja e termit “Republikë” nga emri i shtetit tonë dhe shfuqizimi i reciprocitetit në Kuvend kanë fuqizuar praninë e Serbisë në Kosovë dhe në arenën ndërkombëtare lidhur me cështjen e Kosovës”, vlerësohet më tej në deklaratë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›