E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova dhe SHBA firmosinnje memorandum mirekuptimi

Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga dhe ambasadori amerikan Christopher Dell kane firmosur nje memorandum mirekuptimi qe ka te beje me ndihmen e gjithanshme te SHBA-se per Kosoven.

Presidentja Jahjaga e falenderoi SHBA per ndihmen e vazhdueshme qe po i jep vendit ne forcimin e ligjit ne zhvillimin ekonomik ne permiresimin e klimes se biznesit ne krijimin e vendeve te punes per ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe per perkrahjen e proceseve integruese rajonale dhe evropiane.

Jemi te interesuar qe ne te gjitha keto fusha per te cilat e kemi edhe ndihmen dhe perkrahjen e Qeverise se SHBA-se te bejme reformat dhe transformimet e nevojshme me te cilat i plotesojme standardet qe na mundesojne te kemi institucione te pergjegjshme demokratike dhe efektive tha Jahjaga. Keto ndihma e pershpejtojne arritjet e qellimeve tona strategjike per anetaresim ne Bashkim Evropian ne NATO ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara dhe ne te gjitha organizatat e mekanizmat e tjere nderkombetare.

Ambasadori Dell ka thene se ky nenshkrim shenon nje arritje tjeter ne miqesine ndermjet SHBA-se dhe Kosoves nderkohe ka sqaruar cka do te thote ky memorandum.

Korniza e fundit ligjore qe ka qene dhe qe i ka mundesuar Qeverise se SHBA-se dhe agjencise se SHBA-se zhvillim nderkombetar ka qene e nenshkruar ndermjet SHBA-se dhe UNMIK-ut. Sot me kete nenshkrim me kete marreveshje ne po e sigurojme nje kornize ligjore ndermjet Qeverise se SHBA-se dhe Qeverise se Kosoves. Me fjale te tjera kjo perben nje hap tjeter perpara ne konsolidimin e shtetit dhe institucioneve te Republikes se Kosoves ka thene Dell.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›