Kosova duhet te jete me e fokusuar ne dialogun e Stabilizim Asociimit

Kjartan Bjornsson eshte shefi sektorit operativ ne Zyren Nderlidhese te Komisionit Evropian ne Prishtine.
Deutsche Welle Z. Bjornson Komisioni Evropian dhe qeveria e Kosoves kane nenshkruar marreveshjen e programit te asistences prej 63.9 milione eurosh. Dicka me shume lidhur me kete
Kjartan Bjornsson Programi i Instrumentit te Ndihmes per Paraanetaresim 2010 Instrument for Pre-Accession Assistance mbulon nje sere prioritetesh sic eshte forcimi i sundimit te ligjit projekte te zhvillimit ekonomik mbeshtetje te Kuvendit te Kosoves vazhdimi I reformave ne administraten publike sic eshte shkollimi i te rinjve kosovare ne shtetet e BE-se dhe rikthimi i tyre ne administrate. Pp ashtu ka disa projekte teknike te lidhura me agrokulture veterinari dhe mbrojtje te mjedisit. Keto jane disa nga projektet e programit i cili vertet mbulon nje game te gjere prioritetesh.
Deutsche Welle Ne cforme behet perzgjedhja e pojekteve qe do te financohen
Kjartan Bjornsson do vit me administraten dhe vecanerisht me Ministrine per Integrime Evropiane ne diskutojme per prioritetet. Nderkohe po diskutojme prioritetet e IPA-s 2011 me crast ne ftojme administraten te shohe ne Raportin e Progresitne kete rast ne raportin e vitit 2010 se cilat jane prioritetet e identifikuara ne sektore specifike dhe si do mund te shfrytezonim parate e IPA-s per tejkalimin e disa problemeve te identifikuara. Per ne eshte shume e rendesishme qe programi i IPA-s ta adresoje BE-se prioritetet me te rendesishme politike te cilat kane te bejne me Kosoven. Pra ne nuk deshirojme te shohim se programi i IPA-s po adreson ceshtje Ad Hoc ose ceshtje te cilat nuk kane nje pikepamje te qarte karrshi BE-se.shte e rendesishme po ashtu qe te shqyrtojme nese gjerat jane te realizueshme se eshte e mundur qe kohe pas kohe te gjendemi ne situata me prioritete me te rendesishme politike por per te mbeshtetur ate prioritet ste duhen parate por te duhet dicka tjeter. Keshtu qe ne shikojme priorietet politike dhe pastaj shohim sa jane te realizueshme. Ne thelb ky eshte nje dialog i vazhdueshem ne mes te Komisionit Evropian dhe te ministrive perkatese te udhehequra nga Ministria per Integrime Evropiane qe merr rreth 12 muaj per te kompletuar programin.
Deutsche Welle Kosova eshte ne formim te qeverise se re. A do te shtyje kjo fillimin e implementimit te projekteve
Kjartan Bjornsson Sipas kendveshtrimit tim programi IPA-s 2010 nuk do te ndikohet nga formimi i qeverise ne kuptimin qe ne tash do te bejme tenderimet. Oferta behet nga ne me crast duhet lancuar procedura te ndryshme prokurimi te cilat do te marrin disa muaj para se te fillohet implementimi. Pra edhe nje vonese shtese para se keto fonde te futen ne pune dhe qytetaret te mund te shohin rezultatet.
Deutsche Welle A jeni te kenaqur me qasjen e institucioneve te Kosoves sa ju perket mjeteve te ndara nga KE per Kosoven
Kjartan Bjornsson Kemi pare progres gjithnje e me shume pronesi nga qeveria dhe kemi pare permiresime poashtu ne kuptimin e dhenies se prioriteteve strategjike. Por ende ka hapesire per permiresim. Pershtypja ime eshte se ne edhe me tej kemi shembuj te shumte ku projektet e disa ministrive apo departamenteve jane te vecuara individuale dhe ne sigurohemi qe koncepte te tilla te mos futen ne programin tone. Po ashtu ne edhe me tej kemi situata te shumta ku qeveria nuk reflekton me kujdes ne prioritetet kyce por nxjerr perpara projekte me pak te dobishme.
Deutsche Welle Keto para vine ne kuader te Instrumentit te Ndihmes per Paraanetaresim te KE-se. A eshte Kosova ne rrugen e duhur drejt Bashkimit Evropian
Kjartan Bjornsson Rruga per ne Evrope eshte e gjate dhe eshte veshtire te thuhet nese Kosova eshte ne rrugen e drejte. Une personalisht mendoj se progresi do mund te ishte me i shpejte dhe mendoj se jane humbur disa raste ku e ndjej se aty do mund te ishim me te fokusuar dhe sikur qeveria te ishte me e dedikuar ne ne nje numer ceshtjesh ne do mund te kishim nje progres me te shpejt. Nga ana tjeter duhet pranuar se ky eshte nje proces qe kerkon kohe per tu mesuar me mekanizmin te cilin e kemi perpara. Por do te deshiroja qe Kosoven ta shohe me te fokusuar ne Dialogun e Stabilizim Asociimit se pas reformave qe kemi bere ky dialog eshte shume i fokusuar ne aksionet konkrete dhe mendoj se eshte pak zhgenjyese te shohesh se jo gjithnje qeveria apo administrata po reagojne shpejt per ti adresuar ato konkluzione duke e lene keshtu kohen te iken. Dhe une mendoj nese do te kesh nje progres me te shpejte ne integrimin ne BE duhet te fillosh nga ato konkluzione dhe ti adresosh ato pa vonese.
Intervisten e zhvilloi Ajete Beqiraj
Redaktoi Aida Cama