E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova dy pale zgjedhje pas pavaresise

Rruga e gjate nga nentori i 2007-s. Shkelqimi dhe renia e koalicionit te madh

Pas gati nje muaji pikerisht me 12 dhjetor qytetaret e Kosoves do te shprehin vullnetin e tyre politik per Parlamentin e shtetit te ri ku dhe do te zgjidhet qeveria e re qe do te drejtoje vendin para sfidave gjithnje e me te veshtira. Keto zgjedhje jane te jashtezakonshme pasi sipas Kushtetutes se Republikes se Kosoves ata u shpallen pas mosbesimit ne Parlament te qeverise aktuale e cila erdhi pas zgjedhjeve te pergjithshme te fundvitit 2007.

Koalicioni i madh

Rrezimi i qeverise ne Kuvendin e Kosoves ka ardhur ne menyren me te cuditshme nga ana politike duke qene me shume nje precedent ligjor sesa politik. Kjo pasi Parlamenti i Kosoves miratoi mocionin e mosbesimit ndaj qeverise me shumicen e votave te partise qe drejtonte ekzekutivin pra Partise Demokratike te Kosoves te Kryeministrit aktual Hashim Thaci. Por si u arrit deri ketu. Ne zgjedhjet e 17 nentorit te vitit 2007 Partia Demokratike e Kosoves e kryesuar nga Hashim Thaci arriti te fitoje zgjedhjet duke u renditur partia e pare. Por nuk kaloi shume kohe dhe Thaci zgjodhi si partner ne qeverine e re rivalin historik te partise se tij Lidhjen Demokratike te Kosoves. Nderkohe qe pavaresia ishte shume afer Kosova arriti marreveshjen per koalicionin e madh vendi do te qeverisej nga nje kabinet i perbashket mes PDK-se dhe LDK-se. Marreveshja u arrit shume shpejt duke ndare edhe rolet kreu i LDK-se Fatmir Sejdiu u zgjodh President i vendit ndersa kryetari i partise fituese Hashim Thaci do te ishte Kryeministri i Kosoves ne nje qeveri ku dy partite e medha do te kishin nje ndarje te barabarte portofolash. Por nje hapesire te rendesishme ne kabinetin Thaci do ta kishin edhe pakicat kombetare si ato boshnjake dhe serbe. Qeveria e drejtuar nga Hashim Thaci udhehoqi Kosoven drejt ngjarjes me te madhe te saj qe pati si date solemne 17 shkurtin e vitit 2008 kur u shpall pavaresia e Republikes se Kosoves. Pas pavaresise sfidat me te shpejta ishin njohja nderkombetare dhe integrimi ne institucionet e rendesishme boterore. Sfida ishte mjaft e veshtire pasi Serbia hodhi ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise legjitimitetin e pavaresise se Kosoves. Me 22 korrik kjo gjykate vendosi se pavaresia e Kosoves eshte legjitime. Ky vendim ka rritur me pas edhe pse jo me nje intensitet te larte njohjen e Kosoves. Deri tani Republiken e Kosoves e kane njohur 71 shtete te botes.

Problemet

Pas vendimit te GND-se Kosova nisi sfiden e zhvillimeve te saj te brendshme per forcimin e demokracise dhe zhvillimit te ekonomise duke pasur si ceshtje te rendesishme kthimin e legjitimitetit ne veri te Kosoves dhe luften ndaj krimit dhe korrupsionit. Me 17 nentor te ketij viti u zhvilluan zgjedhjet lokale ne Kosove te cilat ishin te parat te organizuara nga shteti i pavarur. Keto zgjedhje i fitoi ne shumice Partia Demokratike e Kosoves e udhehequr nga Kryeministri Hashim Thaci. Lidhja Demokratike e Kosoves e Presidentit Fatmir Sejdiu humbi ndjeshem keto zgjedhje dhe brenda partise se themeluar nga Presidenti i ndier Ibrahim Rugova nisi nje proces i gjere analize ku nje pjese e oponenteve te Sejdiut kerkonin pergjegjesite te kreu i partise. LDK-ja megjithate pati nje drite ne fund te tunelit ne zgjedhjet lokale te 17 nentorit. Kjo drite kishte si terren kryeqytetin Prishtine dhe si emer Isa Mustafen i cili arriti te marre nje mandat tjeter si kryetar i komunes me te madhe duke fituar me mbi 60 per qind te votave. Mustafa i cili ne zgjedhjet lokale perjetoi ngritjen e yllit te tij politik akuzoi rende partnerin kryesor ne qeverisje Partine Demokratike te Kosoves. Kritikat me pas u zgjeruan edhe nga figura te tjera te LDK-se qe kerkuan ndryshime. Problemet nuk u sheshuan edhe pas nje rikompozimi te qeverise ku oponentet u bene ministra.

Kriza

Nje grup deputetesh te Kosoves derguan ne Gjykaten Kushtetuese nje kerkese per te shqyrtuar ligjshmerine e mbajtjes nga ana e Presidentit Fatmir Sejdiu te postit te kryetarit te LDK-se. Kushtetuesja ne vendimin e saj e quajti jo kushtetuese mbajtjen e te dyja posteve. Menjehere pas ketij vendimi Fatmir Sejdiu ne menyre solemne dha doreheqjen nga posti i Presidentit te Republikes. Kosova hyri ne nje ngerc por qe u zgjidh perkohesisht sipas Kushtetutes me caktimin e kreut te Kuvendit Jakup Krasniqit ne postin e kreut te shtetit. Pas nje konsultimi me partite politike ushtruesi i detyres se Presidentit vendosi qe zgjedhjet e parakohshme duhet te mbahen me 13 shkurt te vitit 2011. Por zhvillimet e brendshme te LDK-se ndryshuan ne menyre te rrufeshme axhenden politike te Republikes se Kosoves. Kryesia e Lidhjes Demokratike vendosi perpara zgjedhjes se kreut te ri te partise qe te dale ne menyre te njeanshme nga qeveria e Kosoves duke terhequr te gjithe ministrat dhe zevendesministrat. Pas ketij veprimi Partia Aleanca e Re e Kosoves e cila eshte ne opozite paraqiti nje mocion mosbesimi ndaj qeverise ne Parlament. Mocion qe e perkrahu edhe Partia Demokratike e Kosoves e cila kerkoi nje zgjidhje kushtetuese te krizes. Kryeministri Hashim Thaci ne nje fjalim para qytetareve theksoi se kriza do te kalohet sipas Kushtetutes dhe pa asnje vakum institucional. Pas renies se qeverise ushtruesi i detyres se Presidentit Jakup Krasniqi shpalli zgjedhjet e jashtezakonshme me 12 dhjetor. Zgjedhje qe do te parashikohen te forta por me nje fushate elektorale jo shume te gjate.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›