E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kosova e Luksemburgu me marrëveshje për mbështetjen e sektorit privat

PRISHTINE, 5 nëntor/ATSH/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Shkëmbimit Tregtar dhe Bashkëpunimit e Veprimit Humanitar të Luksemburgut, Xavier Bettel.

Ndërsa, dje Bettel është pritur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.Ministrja e tregtisë, Rozeta Hajdarin, Bettel ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për dy fonde për mbështetjen e sektorit privat.

Bettel ka thënë se kjo marrëveshje është një investim që të rinjtë e Kosovës të shohin potencialin dhe të jenë pjesë e tij. /Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›